Ka qenë kontradiktore dëshmia në gjyq e Edison Brahajt, 25-vjeçarit që punonte si çoban në fermën e Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij, Esmerald Balla.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Durrësit, avokati i 25-vjeçarit ka deklaruar se Edison Brahaj është dhunuar në polici që të pranonte bashkëpunimin në krim.

Megjithatë, i riu i pyetur nga togat e zeza ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe bashkëpunimin në vrasje.

Por, më pas ka deklaruar se punonte në fermën e lopëve të familjes Balla dhe ka ndihmuar Esmerald Ballën të fshihte kufomën e të atit duke e hedhur në një pus në fshatin Shënavlash, ku edhe banonin.

“Jam çoban tek ferma e lopëve dhe e ndihmova për të fshehur kufomën. Pasi më thërriti një ditë më pas Esmeraldi më dha 200 mijë Lekë”, u shpreh Edison Brahaj.