Më 27 Janar pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë shqyrtimi fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
Ndaj tyre është ngritur aktakuzë lidhur me vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj. Mbajtjen e seancës e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 Janar 2025, në ora 11.00.”
Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se kanë përfunduar hetimet dhe kanë ngritur aktakuzë për të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.