Forcat e RENEA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe drejtuesit e tjerë të lartë të policisë janë nisur drejt Elbasanit, i cili u trondit pak më parë nga një ngjarje e rëndë.
Kupola e policisë po shkon drejt vendin të ngjarjes ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën disa të tjerë, për të mbikëqyrur hetimet.
Po ashtu bëhet me dije se policia ka nisur kontrolle dhe në daljet e qytetit ku janë ngritur post-blloqe.





