Në Gjykatën e Durrësit ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë për 27-vjeçarin Meklajd Meçaj, i cili vrau me mjete prerëse fqinjin e tij 60-vjeçar në Rrogozhinë.
Ngjarja ndodhi të shtunën, pas një konflikti të çastit me fqinjin e tij, kur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”, dyshohet se shtetasit Meklajd Meçaj dhe Rrapush Memolla, 60 vjeç, janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit janë përdorur mjete prerëse.
Si pasojë, 60-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën.





