Policia e Tiranës ka vënë në pranga babanë 74-vjeçar, shtetasin Hekuran Gjoni, i cili një ditë më parë (1 shkurt) vrau me thikë djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni 37 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit H. Gj.