‘Arrest me burg’ ka dhënë sot Gjykata e Tiranës ndaj 40-vjeçares Marsela Pushani, e cila akuzohet se ka vrarë me thikë të motrën në Tiranë.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçares, e motra kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi kishte disa shishe birrë në dorë.

Sipas saj, e motra pinte deri në dy litra alkool në ditë dhe se nuk donte ta lëndonte pasi për të do të jepte edhe jetën.

“Unë nuk do doja kurrë ta vrisja motrën, vazhdoj të mendoj që s’ka vdekur nga thika dhe goditja, por qe ka vdekur nga alkooli. Unë për motrën do jepja jetën dhe do doja të kisha vdekur unë. Kam mamanë shumë të sëmurë, nuk desha ta vras motren, ajo pinte shumë alkool deri në dy litra në ditë,” ka thënë Marsela Pushani.

Nga ana tjetër avokati i saj ka deklaruar se klientja e tij e ka krye këtë vepër për t’u vetëmbrojtur.

37-vjeçarja Amanda Pushani mbeti e vrarë pas një goditjeje të vetme në bark nga e motra Marsela Pushani. Fillimisht krimi u tentua të fshihej duke thënë se Amanda vdiq natyralisht por ekzaminimi i ekspertëve mjekësorë nxori në pah të vërtetën.