Një i ri është gjetur pa jetë në banesën e tij në Vaun e Dejës. Sipas informacione paraprake të policisë, sot rreth orës 05:26, në fshatin Shelqet Vau Dejës, shtetasi Mark Prendi, 23 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten.
“Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Mark Prendi, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu (çifte) në banesën e tij”, njofton policia.
Në trupin e viktimës, eksperti mjeko-ligjore nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, veç ato të shkaktuara nga vetëvrasja.
Nga deklarimet e familjarëve rezultoi se viktima ka pasur probleme të shëndetit mendor. Sakaq, vijojnë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.