SIRI– 30 persona humbën jetën pasi një kamikaze, që kishte për objektiv forcat pro-qeveritare në Siri, është hedhur në erë. Aktivistët thonë se ndër viktimat ka dhe militantë pro-regjimit dhe civilë, ndërsa raportuar gjithashtu për luftime të përgjakshme edhe në Damask, të hënën.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup aktivistësh me bazë në Britani, tha se shpërthimi ndodhi pranë selisë së një milicie pro-qeveritare, dhe se mes të vdekurve ishin 30 militantë.

Observatori, raportet e të cilëve janë të paanshme, njoftoi gjithashtu për vdekjen e 7 personave të tjerë në luftimet mes qeverisë dhe forcave rebele në Damask.

Dhuna e vazhdueshme ka detyruar Rusinë të dërgojë dy aeroplanë në Beirut, për të kthyer në shtëpi rusët, të cilët janë përfshirë në konflikt. Ministri i situatave emergjente në Rusi, bëri të ditur se më shumë se 100 persona priten të rikthehen gjatë së martës.