Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i vrarë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që të çon drejt Spaçit. Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit.