Gjatë natës së të premtes, është vrarë roja i sigurisë së një centrali bërthamor belg në Cahrleroi, pranë Brukselit.

E përditshmja belge “Derniere Heure”, bën të ditur se mjeti i identifikimit të viktimës që shërben për të hyrë në impiant është vjedhur. Nga ana tjetër, mediat greke zbulojnë se si janë gjetur harta të aeroportit të Brukselit në kompjuterin e sekuestruar në Athinë, ku ka jetuar Abdelhamid Abaaoud, një nga autorët e ngjarjes së Parisit.

Po ashtu, nga një operacion i zhvilluar në lagjen Schaerbeek në Bruksel është arrestuar një i dyshuar që mendohet se është plagosur në këmbë nga policia teksa tentonte të largohej. Operacioni blic lidhet me atë të së enjtes në Paris që çoi në parandalimin e një tjetër atentati.