Një 73-vjeçar nga Fieri, i cili vuante dënimin në burgun e Lezhës për ‘vrasje me dashje’, ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT-së.
Drejtoria e Burgjeve bëri me dije përmes një njoftimi se shtetasi A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.
“Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar. Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë. Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton “arrest kardiak”, thuhet më tej në njoftim.





