Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se tashmë po zhvillon bisedime me partnerët nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia, si dhe për dërgimin e saj në vendin tonë përmes portit shqiptar të Durrësit.

Vuçiç tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën dhe nëse Serbia do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse.

“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për importimin e naftës prej tyre dhe po shikoj se ku ta sjell. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është permes Durrësit.

“Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi cisterna dhe kompozime trenash dhe në çfarë mënyre tjetër ta bëjmë këtë”, tha Vuçiç.