Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange deklaroi se ai nuk do të përkulet dhe premtoi se faqja e tij do të publikojë një milion dokumente të tjera. Sipas BBC-së, ai foli nga ballkoni i ambasadës ekuadoriane në Londër. 

Sipas Assange, dokumentet që do publikohen në vitin 2013, do prekin çdo vend në botë. 
Tanimë janë bërë gjashtë muaj që kur ai ka nisur të kërkojë azil për të shpëtuar nga ekstradimi në Suedi ku akuzohet për sulme seksuale. 

Assange druhet se do e dërgojnë në SHBA, ku mund të ndëshkohet për publikimin e kabllogrameve. Një turmë prej 80 përkrahës u mblodh jashtë ndërtesës, për të dëgjuar fjalimin e 41- vjeçarit. Ai tha se Pentagoni akoma e quan Wikileaks një krim që vazhdon.