Platforma e internetit Wikileakse ka publikuar disa materiale në lidhje me Shqipërinë dhe posaçërisht për ngjarjet e 21 janarit.
Dokumentet e publikuara nga Wikileaks janë të Agjencisë së Inteligjencës STRATFOR, dhe kanë si raportues shtetasin Marko Papic.
“Unë dua të siguroheni që nëse Shqipëria do të kalojë në kaos, ne kemi një kuptim të asaj që po ndodh vërtetë këtu.
Tre protestues janë vrarë në kryeqytetin shqiptar pas përleshjeve të opozitës që kërkojnë zbatimin e ligjit me policinë”, thuhet në raportin në emër të Marko Papic”.
Sipas saj, Partia Socialiste që është në opozitë ka bërë thirrje për protesta në 20 janar 2011 pas akuzave për korrupsion për zëvendës.kryeministrin.
Përleshjet në Tiranë, janë rezultat i një vit e gjysmë tensionesh mes qeverisë Berisha dhe opozitës socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Skenari ështe i ngjashëm me ate te vitit 1997, thuhet në raport.
Ka dallime të rëndësishme në mes të trazirave në vitin 1997 dhe protestave aktuale, thotë autori.
Ajo që është shqetësiese është një përplasje e mundshme mes veriut të Shqipërisë, i cilësuar si një nga bastionet e Berishës dhe jugut që mbështet më shumë Partinë Socialiste.
Përvec kësaj cdo lloj proteste në Shqipëri që sjell paqëndrueshmëri është një çështje me rëndësi rajonale, që mund të sjellë destabilizim edhe në vendet e tjera si Maqedonia dhe Kosova.





