TIRANE, 30 prill 2013– Ditën e sotme Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, deklaroi se, partitë politike në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve..
Në një prononcim për mediat lidhur me situatën politike në vend, ambasadori Wollfarth tha se, "KQZ-ja duhet të jetë pika kryesore në axhendën e çdo partie politike. Kjo është një thirrje për të gjithë partitë politike, pasi duhet dialog për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në KQZ".
"Ndërveprimi mes pozitës dhe opozitës është kryesor për të pasur zgjedhje të lira. Duhet besim për të legjitimuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve", theksoi Wollfarth.
Ambasadori i OSBE-së, tha gjithashtu se, "KQZ-ja mund të funksionojë, por më e mira është që ajo të jetë e plotë me 7 anëtarët e saj".





