Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë disa momente të veçanta nga prapaskenat e videoklipit të këngës së saj më të re “Ma Kthe”, një bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula.

Në një postim në Instagram, Xhensila shfaqet në setin e xhirimeve, e buzëqeshur dhe e rrethuar nga stafi, ndërsa shkruan: “Po xhirojmë… po qeshim… edhe po kujtojmë pse e duam kaq shumë këtë që bëjmë. Vibes nga seti.”

Bashkëpunimi mes dy artistëve ka ngjallur menjëherë interes në rrjetet sociale dhe fansat e kanë pritur me entuziazëm projektin e ri, që pritet të kthehet në një tjetër hit veror.