Shkodran Mustafi, futbollisti shqiptar që luan me Gjermaninë, ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me yllin e Kombëtares gjermane, Mesut Ozil. Lojtari me origjinë turke, bën me duar shqiponjën e famshme, simbolin e shqiptarëve. 

“Po ti di si ta bësh ashtu siç duhet”- shkruan Mustafi përbri fotos.

Përveçse luajnë të dy për të njëjtën skuadër, futbollistët duket se janë miq të mirë.