DURRËS, 27 nëntor 2014  –  Zamir Xhambazi, 37 vjec banues në qytetin e Astit u arrestua nga karabinierët për vjedhje me thyerje. Zamiri bashkë me tre “kolegë” të tjerë vodhën një makinë tip Lancia Lybra dhe me të goditën vitrinën e Bar “Musetti” në qendër të qytetit. Pasi thyen vitrinën duke e goditur me veturë, vodhën makinën, që shërben për thyerjen e parave.

Të katër hajdutët u larguan me makinën Lancia, por pajisja GPS e instaluar në makinën për thyerjen e parave ua “spiunoi” vendndodhejn te karabinierët. Pas blicit të karabinierëve duke shfrytëzuar errësirën e natës tre hajdutët shqiptarë arritën të largoheshin, kurse Zamiri përfundoi në pranga, pas një përleshje të shkurtër me karabinierët. Katër hajdutët nuk kishin arritur ende të thyenin makinën me 4 000 euro brenda, në momentin e blicit të karabinierëve.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/