Janë zbardhur 7 raste të vjedhjes së pasurisë, të kryera gjatë 4 muajve të fundit në Dibër dhe në Mat, nga 2 grupe personash.

Në Dibër, për 5 raste vjedhjesh, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga M. T. (T.), 32 vjeç, banues në fshatin Vakuf, si dhe K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë. 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje, me qëllim kryerjen e vjedhjeve të tjera në 2 lokale në territoret e njësive administrative Muhurr dhe Kastriot, së bashku me K.H dhe G.Z.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dhe shtetasit K. H. dhe G. Z. janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa, në territoret e njësive administrative Maqellarë dhe Luzni.

Në Mat, u identifikua dhe u shpall në kërkim I. D., 44 vjeç, banues në Mat, si dhe u referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 motomjete, në fshatrat Zenisht dhe Rrethe-Baz. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.