Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e efektivit të policisë, pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se efektivi i policisë së repartit “Shqiponja” , Edlir Alleshi ka qenë në ndjekje të një personi, por gjatë  ksionit polici është qëlluar dy herë me pistoletë.

Sipas informacioneve, plumbat e kanë qëlluar efektivin në pjesën e barkut. Ai ndodhet në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po vijon punën për arrestimin e autorit, i cili është larguar me një makinë nga vendi i ngjarjes.