Deklarata eRobert Berishës në emisionin ‘Rudina’ ku për herë të parë zbuloi arsyen se përse familja e tij nuk flet me Tunën, bëri bujë në të gjitha mediat. Ai u shpreh se për shkak të Tunës ai nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ditëlindje të nipit.

Mirëpo, në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se shkaku i zënkës mes Robertit dhe Tunës është vajza që Roberti ka jashtë martese.

Sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ Tuna në ditëlindjen e Tianit kishte ftuar edhe vajzën e Robertit së bashku me mamanë e saj. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga ana e Robertit dhe thuhet se ka pasur një sherr mes dyshes.

Siç dihet Roberti nuk e ka pranuar asnjëherë që ka një vajzë jashtë martese, por burimet shprehen se ajo në fakt ekziston dhe Tuna me nënën e saj janë shumë mikesha të mira.

Ndër të tjera Blitz.al shprehet se ky veprim i Tunës nuk ka qenë më kot. Shumë vite më parë Nora në ditëlindjen e saj ka ftuar Tunën dhe ish-bashkëshortin e këngëtares së bashku me të dashurën e re. Kjo gjë nuk është pëlqyer aspak nga Tuna dhe e acaroi aq shumë sa që prishi dhe marrëdhëniet e tyre.