Robert Berisha thyen heshtjen: Me Tunën s'dua të takohem më kurrë

25/05/2018 - 21:03

   Lajmet që Tuna dhe Nora nuk shkojnë me njëra-tjetrën, kanë kohë që qarkullojnë në media, por këtë pasdite, më në fund, këtë e konfirmoi edhe Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit. Dyshimet rilindën pas ditëlindjes së parë të Tianit, ku ra në sy mungesa e xhaxhait të tij, Robertit, por edhe Norës. Lajmet rinisën “pse mungoi Nora Istrefi?”

Përgjigjen pyetjes ia dha sot Roberti nga “Rudina”. Edhe pse u mundua ta justifikojë sërish mungesën e tij dhe të Norës në ditëlindjen e parë të Tianit, ai vendosi të flasë, më në fund. Pasi Rudina e pyeti nëse takohen me Tunën, Roberti mohoi, por me një përgjigje që nuk pritej: 

“Me Tunën jo dhe, po e them për herë të parë këtu tek ju, në respekt të programit tuaj. Me Tunën as nuk dua të takohem më” – tha Roberti prerë. Habisë së Rudinës dhe të gjithë publikut që e dëgjoi, Roberti i detyrohej një justifikim.

Sipas tij, Nora nuk ka pasur kurrë probleme me showbiz për të gjitha vitet e karrierës së saj. Ajo ka shkuar gjithmonë mirë me të gjithë në 15 vite karrierë dhe ka shumë fansa. Tuna, nga ana tjetër, ka probleme me të gjithë: “Tuna ka probleme me të gjithë, të gjithë janë gabim, vetëm ajo është në rregull… I kërkoj shumë falje Patrisit, por për të dhe për Tianin, edhe jetën e jap. Më vjen keq që i mungova në ditëlindjen e Tianit dhe po ashtu më vjen keq që do t’i mungoj në të gjitha ditëlindjet që do të vijnë…” – tha Roberti duke shtuar se do që pas këtij programi, të marrin fund një herë e mirë thashethemet. Ai, Patrisi dhe Tiani do të takohen gjithmonë, por Tuna nuk do të jetë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koncerti që i dedikohet humbjes së gazetares Adelajda Xhemani dhe që mblodhi emra të artit dhe muzikës, u prezantua nga moderatorja Arban

Stilisti francez Jean Paul Gaultier i shtohet listës së gjatë të markave të modës që heqin dorë nga peliçet dhe veshjet e lekurës për të

Një qen hipën në autobus dhe ulet sikur të ishte një pasagjer. Po për ku është nisur do të thoni?!

Shkrimtari, editori dhe producenti amerikan si dhe bashkëthemeluesi i Marvel Comics, Stan Lee ka vdekur në moshën 95-vjeçare.

Përderisa Arktikut po i shkrihet akulli, banorëve të Qaanaaqas, qytetit që ndodhet në skajin më verior të Grenlandës, po iu rrezikohen sh

Rezulton se puna më e kërkuar e vitit 2018 mund të jetë ajo e një inxhinieri DevOps.

Nga veshjet e Gucci-t gjatë periudhës kur këndonte me Spice Girls deri te perandoria e saj e veshjeve, fjala stil ka qenë sinonimi i Vict

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila janë ndër të paktët çifte shqiptare që zhvillojnë karrierën e gazetarisë dhe moderimit në televizione konku

Është konsideruar femra më e bukur shqiptare dhe jo pa të drejtë.