Një emigrant shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, duke u hedhur nga një lartësi e konsiderueshme.

I riu shqiptar, Jurgen Kapllanaj, 23 vjeç, mësohet se ishte emigrant në Mynih të Gjermanisë, dhe sapo ishte kthyer me avion në vendin tonë. Pasi ka mbërritur në aeroport, ai është ngjitur në një lartësi të terminalit dhe është hedhur nga aty.

23-vjeçari është dërguar i pajetë në spital.

Nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti të rëndë, por dyshohet se vuante nga depresioni.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan 23-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

 

DEKLARATA E POLICISE SE RINASIT PER NGJARJEN NE AEROPORT

Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin ushtarak.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuiar se personi quhet Juglend Kapllanaj, 23 vjeç, lindur dhe banues Tirane.

Ky shtetas ka ardhur në 15.30 me linjën ajrore Adria AirWays nga Mynihu.

Pasi ka kaluar kontrolloin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku nga deklarimet e para rezulton se ai është shprehur se është Spiderman (protagonist i filmave fantashkencë).

Pas kësaj ky shtetas është konstatuar mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur nga një lartësi prej 7-8 m.

Forcat e policisë janë afruar menjëhjerë me marrjen e njoftimit për këtë shtetas, por ai nuk ka komunikuar me asnjë por menjëherë është hedhur.

Nga ana jonë është bërë transportimi i menjëhershëm i trupit të personit të dëmtuar për ti dhënë ndihmën e parë, por megjithatë ky shtetas nuk ka arritur ti mbijetoj plagëve të marra, ku ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak.

Vazhdon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.