Ndoshta tingëllon çuditshëm, por shkencëtarët kanë krijuar proteinën bazë të ushqimeve nëpërmjet dioksidit të karbonit dhe elektricitetit.
Shkencëtarët shpresojnë që ky ushqim i pasur me proteina një ditë do të mund të përdoret në bordin e udhëtimeve hapësinore apo për të lehtësuar urinë në pjesën më të varfra të botës.
Ushqimi pluhur i cili është krijuar duke përdorur energji nga panelet diellore dhe dioksid karboni i lirë, mund të ushqejë dhe kafshët duke liruar kështu më shumë tokë bujqësore.
Ushqimi krijohet në laborator duke përdor një sërë “reaktorë proteinash” me madhësinë e një filxhani kafeje, duke shtuar ujë, dioksid karboni dhe mikrobe në një bioreaktor të vogël.
Më pas ata i ekspozuan këto elemente në elektrolizë, procesi që ndan substancat komplekse duke përdorur elektricitetin. Ky proces i jep mundësi studiuesve të marin një sasi të vogël materiali solid i cili kishte një profil ushqimi që përputhej me atë të ushqimit bazë.
“Në të ardhmen, teknologjia mund të transportohet për shembull, në shkretëtira apo zona që vuajnë urinë”, thotë studiuesi Juha-Pekka Pitkanen, shkencëtari kryesor i VTT Technical Research Centre of Finland. /TCH
Zbulimi që do shpëtojë botën nga uria
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
I riu shqiptar planifikon atentat në Verona, dyshohet se do të hidhte në erë një qendër tregtare
Zyrtare/ Keidi Bare lë përfundimisht Spanjën, ja cili është destinacioni i ri i tij
Klimatologu: Kjo është vera më e ‘ftohtë’ në krahasim me 300 vitet e ardhshme, do bëhet më keq
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, kryeministri Rama: Rezervimet rritje me 288.2 %





