Një sasi prej rreth 500 mijë eurosh të padeklaruara janë gjetur mesditën e sotme në një autobus në portin e Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se parat ishin fshehur në tavan, në impiantin e kondicionerit të autobusit që vinte me traget nga Bari, Itali.

Mësohet se paratë e fshehura u kapën nga skaneri gjatë kontrollit në pikën e dytë, teksa operacioni është në vijim dhe po ashtu edhe numërimi i sasisë së valutës.

Ndërkohë që bëhet me dije se është ndaluar shoferi i autobusit.