GJERMANI, 07 mars 2013 – Ministria e Mjedisit e rajonit Nord Rhein-Westphalen njoftoi se në disa ferma të këtij rajoni të Gjermanisë u zbuluan në qumësht substanca toksike, të ashtuquajturat aflatoxins, të prodhuara nga kërpudhat mikroskopike.

Në një nga fabrikat e qumështit në zonën e Hochsauerlandkreis përmbajtja e këtyre substancave në qumësht, të cilat shkaktojnë sëmundje onkologjike, e tejkalonte dy herë normën e lejuar. Aktualisht po verifikohet ka dalë apo jo në treg sasia e infektuar e qumështit. Furnizimi me qumësht është ndaluar përkohësisht.