Janë zbardhur detje të reja nga dhunimi i kryetarit të Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj nga një 57-vjeçar i quajtur Pellat Bonaj.

Mësohet se konflikti ka nisur për shkak të linjës së furgonave Vlorë-Sevaster. Sipas informacioneve, Binaj dhe 57-vjeçari janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.

Pasi Bonaj i ka kërkuar llogari kryebashkiakut, debati ka degraduar deri në goditjen me gushte Pëllumb Binajn.

Mësohet se kishte fjalë të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do t’i jepej Bonajt, por kjo gjë nuk ka ndodhur duke provokuar kështu përplasjen mes palëve.