Një analizë e thellë e kampionatit nxjerr në pah dy tipologji krejtësisht të ndryshme skuadrash që dominuan fushën e blertë: Spanjën konsistente dhe Argjentinën pragmatiste. Spanja tregoi një qëndrueshmëri të hekurt, duke ruajtur të njëjtin ritëm dhe stil loje nga fillimi i kompeticionit deri në arritjen e majës.

I ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”,Trajneri i futbollit, Nikolin Çoçlli, u shpreh se jo konsistencë u vlerësua si çelësi kryesor i suksesit, duke e bërë triumfin e saj plotësisht të merituar. Nga ana tjetër, Argjentina u shfaq si një ekip i bazuar te pragmatizmi, i aftë të reagonte dhe të përshtatej në varësi të kundërshtarit dhe situatave.

Por, ajo që mbetet më e paimagjinueshme për botën e sportit është fakti se si një finaliste e këtij niveli nuk regjistroi asnjë goditje në portë për plot 90 minuta.

Çoçlli theksoi se një bllokim i tillë total ka ardhur si pasojë e një presioni dhe trysnie psikologjike të jashtëzakonshme që e paralizoi ekipin në momentin më të rëndësishëm. Kampionati vërtetoi se, ndërsa pragmatizmi është një armë e fortë për të mbijetuar, në fund, qëndrueshmëria dhe qetësia psikologjike janë ato që bëjnë diferencën drejt suksesit absolut.

“Një Spanjë që ishte konsistente gjatë gjithë periudhës, që është shumë e rëndësishme në futboll. Pra një skuadër duhet të jetë e qëndrueshme. Pra në të njëjtën mënyrë që luan vazhdon derisa arrin majën.

Dhe e arrin… Dhe një tjetër pragmatiste, që është Argjentina. Çfarë do të thotë pragmatiste? Që përshtatesh në bazë të kundërshtarit. U mundua të përshtatesh në finale, por ishte vonë.

Ishte vonë sepse ishte me karton të kuq. Në çdo kundërshtar që ajo u përshtat ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Pra në momentin e duhur fillonte përshtatshmëria në varësi të situatave të lojës, që është shumë e rëndësishme në futboll.

Dhe që të dyja tipologjitë janë shumë efikase dhe unë mësova shumë nga ky kampionat për faktin që një skuadër në qoftë se do të arrijë rezultat duhet të jetë e qëndrueshme. Dhe këtë e meritonte, për mendimin tim, e meritonte Spanja.”