Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një rrobaqepësie për falsifikimin e këpucëve sportive.

Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësitë e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësitë e doganës kanë ushtruar kontroll te subjekti.  Kontrolli ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare  të mbrojtura, disa nga  ato me etiketa me mbishkrim “Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

1.      Makinat për qepje

2.      Makinat për shtypjen e etiketave

3.      Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve

a.      Nike

b.      Adidas

c.       Puma

d.      Reebok

e.      Moster etj.

Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar te njësitë e hetimeve për zhvillimin e mëtejshëm hetimor.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.