“Big Brother VIP Albania” pritët të startojë në tetor dhe që nga tani kanë filluar zbulimi i konkurrentëve që do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.. Produksioni ka publikuar zyrtarisht tashmë një prej personazheve VIP që do të jetë konkurrent.

Fillimisht u konfirmua për Sheila Haxhirajn, këngëtares së cilës në Instagramin zyrtar të BBVA, iu publikuan vetëm këmbët e saj.

Ndërsa tashmë sipas disa burimeve të Panorama Plus, mësohet se konkurenti i dytë që pritet të zyrtarizohet nga produksioni është një prej komedianëve binjak nga Vlora.

Bëhet fjalë për Romeo Veshajn, i cili mesa duket ka lënë angazhimet e tij televizive për të startuar një tjetër angazhim aventureskt.

Sipas këtyre burimeve, Romeo është parë teksa lëviz “lart e poshtë” nëpër ambientet e Top Channel. Ndërkohë këtë vit, Arbana Osmani ka bërë të ditur se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë.