Shtatë muaj pas vdekjes së papritur të këngëtarit britanik Liam Payne, është zbuluar se kujt do t’i kalojë pasuria milionëshe që ai la pas.

Payne, 31 vjeç, humbi jetën më 16 tetor të vitit të kaluar, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Argjentinë. Ai la pas një pasuri prej 32.49 milionë dollarësh, e cila pas shpenzimeve dhe borxheve u reduktua në 27.6 milionë.

Fillimisht pati spekulime se të dashurës së tij, Kate Cassidy, mund t’i kalonte një pjesë e kësaj pasurie, pasi ajo kishte shprehur dëshirën për t’u martuar me të. Por dokumentet zyrtare të gjykatës tregojnë se përfituesja është Cheryl Tweedy, nëna e djalit të tij tetëvjeçar, Bear Grey Payne.

Sipas ligjeve britanike për trashëgiminë, pasuria i kalon bashkëshortit/es ligjor ose të afërmve më të afërt të gjakut. Në rastin e Payne, kjo do të thotë se pasuria ka të ngjarë të vendoset në një besim për djalin e tij, Bear-in. Kate Cassidy nuk do të përfitojë asnjë pjesë të pasurisë.

Gjithashtu, në dokumente përmendet edhe avokati Richard Bray, i cili po përfaqëson familjen Payne në një proces penal për të zbuluar përgjegjësitë e mundshme lidhur me vdekjen e këngëtarit.

Liam Payne u bë i famshëm si pjesë e grupit të njohur One Direction, i krijuar në emisionin “The X Factor” në vitin 2010, ku bashkë me Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan, u kthyen në një fenomen global me hitin “What Makes You Beautiful”.