13nëntor 2015 – Mungesa e rakordimit mes institucioneve shtetërore ka sjellë dhe frikën e Gardës së Republikës për mjetet që fluturuan mbi shtëpinë e ngritur nga kryeministri Rama në Surrel, në zonën e Dajtit. Ministria e Mbrojtjes tha sot në mbrëmje se disa helikopterë të saj, me pilotë francezë, po kryenin fluturime si pjesë e një stërvitjeje të përbashkët me kolegë shqiptarë.

Garda nuk ishte njoftuar për këto fluturime, por ka dhënë alarmin duke kërkuar shtim të forcave dhe angazhimin e policisë së Rendit në zonë. Shtëpia e krijuar në formë bunkeri e Ramës nuk është bërë ende funksionale për kryeministrin, i cili jeton në një apartament pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

/portali DurrësLajm/