Thashethemet për një divorc të afërt mes Justin dhe Hailey Bieber qarkullojnë prej ditësh, por sipas atyre që i njohin mirë do të ishin thjesht thashetheme pa asnjë bazë. “Po ja dalin mirë”, i ka thënë revistës People një burim, duke mohuar kështu, për të disatën herë, një krizë të supozuar mes këngëtarit dhe modeles, të martuar që prej vitit 2018. “Nuk ka asnjë divorc dhe asnjë të vërtetë për këtë” – shtoi burimi – “Ata janë shumë, shumë të lumtur”.

Vetëm pak javë më parë ishte Hailey ajo që mohoi thashethemet në TikTok për fundin e supozuar të martesës së saj : “Historitë që shoh në TikTok janë të gabuara 100% të rasteve. Të krijuar nga asgjëja, ato vijnë nga bota e iluzioneve. E di që mund të jetë kënaqësi të ushqehesh me këto histori, por e di që janë gjithmonë të rreme.”

Nuk është e qartë se çfarë i referohej ajo, e sigurt është se thashethemet shpërthyen kur babai i saj Stephen ndau një postim nga Victor Marks, themeluesi i All Things Possibile Ministries (një organizatë me qëllime shpirtërore) duke kërkuar lutje për vajzën dhe dhëndrin.

Megjithatë, duke i parë ata, çifti Bieber duket se nuk është aspak në krizë. Postimet më të fundit që ajo ndau në Instagram tregojnë për një Pashkë të kaluar me familjen dhe nuk munguan dedikimet e përzemërta, si ai i fundit i modeles, e cila i ka kushtuar një postim plot dashuri bashkëshortit të saj me rastin e 30-vjetorit të lindjes. të cilën e festoi më 1 mars.