15 nentor 2015 – “Zeri i Popullit” nuk është më në treg. Gazeta zyrtare e Partisë Socialiste,  ne versionin e printuar duket se eshte mbyllur me urdher te kryetarit te PS Edi Rama. Ajo do të funksionojë vetëm online.

“Zeri i Popullit” me nje tirazh te ulet e thuajse e paperfillshem nga qytetaret prej kohesh nga nje e perditshme ishte kthyer ne nje gazete qe dilte kater here ne jave, por prej dy muajsh shitesit tregojne se ajo mungon ne treg.

Gazeta “Zëri i Popullit” daton që prej vitit 1942. Ajo i rezistoi edhe ndryshimit të sistemit pas viteve ’90. Kulmi ishte viti 2005 kur ajo arriti rreth 35 mije kopje te shitura. Por prej dy muajsh gjendet vetem ne versionin online.

/portali DurrësLajm/