Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar koalicionin me LSI-në, gjatë një konference për mediat ku prezantoi zyrtarisht gjashtë kandidatët e tij për kryetar bashkie që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i LSI-së, e cila thotë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tani po provokon këtë forcë politike për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.
Në një postim në Facebook, PD e ka cilësuar këtë bashkëpunim si koalicioni non-grata dhe që kërkon të mbajë Shqipërinë në vendnumëro. Sipas selisë blu, hallet e treshes Rama-Berisha-Meta nuk janë hallet e shqiptarëve.
Reagimi i Plotë nga Lëvizja Socialiste për Integrim:
I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.