Policia në Papua Guinean e Re kërkon kthimin e pothuajse 300 makinave luksoze, të cilat u huazuan nga zyrtarët lokalë vitin e kaluar gjatë Samitit ndërkombëtar për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Flota luksoze e makinave u importua në mënyrë që liderët e vendeve të tjera të lëviznin në kushte komode në një vend që është i zhytur në varfëri. Por një zyrtar i policisë tha të martën se 284 automjete nuk janë dorëzuar mbrapsht.
Inspektori Dennis Corcoran tha se në mesin e makinave të pakthyera janë edhe marka si Landcruiser, Ford, Mazda dhe Pajero. Policia ka krijuar edhe një ekip special për gjetjen e makinave në kryeqytetin e Papua Guinesë së re, Port Moresby.
Fatmirësisht, vendndodhja e makinave më të shtrenjta të markave Maserati – me vlerë mbi 100 mijë dollarë, është lokalizuar.
Sipas autoriteteve, nëntë prej makinave janë vjedhur dhe disa të tjera u janë hequr pjesë të ndryshme, ndërsa disa të tjera janë kthyer tepër të dëmtuara.