GREQI– Zhduket në mënyrë mistershme shqiptari në Greqi.

Panajot Kaleshi, 41 vjeç, rezulton i zhdukur që prej 31 marsit kërkohet nga familjarët e tij që jetjnë në Greqi.

Lajmi është bërë publik në rrjetet sociale nga faqa “Linja e jetës” e cila merret kryesisht me njoftimet për personat e humbur.

Sipas informacioneve Kaleshi kishte shkuar në zonën e Platamonës në Pire me të ëmën për të blerë disa mobilje për shtëpinë.

Në një moment ai shkëput për pak çaste nga e ëma për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momentin nuk u kthye më.

Në momentin e zhdukjes ai kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza.

Sipas njoftimit, jeta e tij ndodhet në rrezik.