TIRANE – Një 25-vjeçare J.Nallbani, prej katër ditësh, rezulton e humbur. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga bashkëshorti i saj pranë Komisariatit nr.1 në kryeqytet.
Mësohet se gjatë denoncimit të tij, bashkëshorti ka sqaruar për forcat e policisë se kjo është hera e tretë që gruaja e tij largohet nga shtëpia. Burime nga policia bëjnë me dije se 25- vjeçarja është larguar edhe dy herë të tjera nga shtëpia, por është rikthyer sërish.
Duke u nisur nga dëshmia e të shoqit, pista kryesore e hetimeve të policisë është fokusuar tek largimi me dëshirë i saj, pasi dyshohet se 25-vjeçarja mund të ketë një tjetër lidhje intime. Ndërkaq, bëhet me dije se kanë nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes së çiftit Nallbani.
Mësohet se kërkimet janë shtrirë edhe në pikat kufitare për të mësuar nëse 25-vjeçarja ka kaluar jashtë kufijve. Por sipas policisë, deri tani nga kontrollet nuk ka rezultuar asnjë detaj i ri. Madje, gjatë kërkimeve që janë bërë nga forcat e policisë, rezulton se 25- vjeçarja J.Nallbani nuk rezulton as në sistemin TIMS, gjë që vërteton se e reja nuk e ka kaluar kufirin.