Drejtori i Policisë Tiranë, Oliger Torba, në një konferencë për mediat ditën e sotme ka deklaruar se vijojnë ende kërkimet për gjetjen e turpit të 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili është zhdukur prej ditësh.

Torba bëri me dije se kërkimet po kryhen nga një strukture e posaçme e krimeve të rënda, dhe janë përqendruar kryesisht në rrethinat e Tiranës dhe kufiri me Elbasanin.

“Hetimi po ndiqet nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë së Policisë Tiranës. Nga ana jonë dhe aktualisht që po flasim, është ngritur një strukturë e posaçme që po kërkon në lidhje me trupin e shtetasit Eglant Koçi. Kërkimet janë shtrirë kryesisht në rrethinat e Tiranës, kufirit ndarës mes Elbasanit dhe Tiranës“, tha ai.

Po ashtu, në ndihmë kanë ardhur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, por deri më tani nuk ka ende rezultate konkrete.

Drejtori i Policisë Tiranë, Oliger Torba: Është një ngjarje shumë sensitive, nga ana e jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, indicie në lidhje me këtë ngjarje është marrë nga familja e të humburit.

Fillimisht komisariati numër 2 ka kryer të gjitha procedurat, më pas duke bërë një analizë të thelluar të ngjarjes, është gjykuar dhe hetimi po ndiqet nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë së Policisë Tiranës. Nga ana jonë dhe aktualisht që po flasim, është ngritur një strukturë e posaçme që po kërkon në lidhje me trupin e shtetasit Eglant Koçi.

Kërkimet janë shtrirë kryesisht në rrethinat e Tiranës, kufirit ndarës mes Elbasanit dhe Tiranës. Aktualisht krahas shërbimeve të Policisë së Shtetit, një ndihmë na ka ardhur edhe një njësi e posaçme nga FSK, po vijon kërkimi, deri tani nuk kemi pasur ndonjë rezultat konkret. Janë kontrolluar shumë zona ku kishim dyshimet tona pas analizave. Kërkimi vijon.