Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin, i cili është arrestuar lidhur me zhdukjen e Eglant Koçit. Zyferi idhte kamarieri në lokalit në pronësi të Armand Shakaj, ku ky i fundit është i shpallur në kërkim për rrëmbimin e 34 vjeçarit, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.
Gjatë seancës Zyferi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërkohë që nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35 vjeçari është vrarë. Deri më tani, policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur.
Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. Sipas raportimeve të deritanishme, Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia
Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj.





