Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Republikës, Bajram Begaj ku i ka kërkuar që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Për mediat, Zhupa tregoi se kishte informuar presidentin për shkeljet në këtë ligj, që u miratua pa mbledhje të rregullt të Komisionit.

Ina Zhupa: Ligji për Akademinë e Shkencave shkel Kushtetutën, pasi është ligj i qepur si kostum për Gjinushin. I kam kërkuar presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Shprehu interes për të dëgjuar dhe për të shqyrtuar shkeljet e konstatuara. Për mua është me rëndësi që procesi të shikohet si proces që nuk ka të bëjë vetëm me akademinë e Shkencave, por gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me qeverinë.