Zinedine Zidane dhe Andrés Iniesta u bënë protagonistë të sjelljes fair play në përfundim të një “El Clasicos” me polemika, teksa u fotografuan duke përqafuar njëri-tjetrin.

Trajneri i Realit të Madridit priti rreth 5 minuta në tunelin që të çon te dhomat e zhveshjes, për t’i dhënë një përqafim lamtumire një prej mesfushorëve më virtuozë që ka njohur historia e futbollit, i cili në përfundim të sezonit pritet të largohet në kampionatin kinez.

Trajneri francez, kishte rezervuar fjalë të mëdha për Iniestën edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes: “Iniesta nuk është një futbollist i zakonshëm, për këtë arsye meriton të përshendetet dhe t’i urohet fat për të ardhmen. Jam admirues i futbollit të Iniestës, na ka bërë të gjithëve të ëndërrojmë dhe meriton “Topin e Artë”.