Ish-baza e Hekurudhës është përfshirë nga flakët.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, lagjja nr.13.
Sipas të dhënave të para, “DurrësLajm” mëson se tymi po përhapet në një rreze të gjerë të Plazhit.
Moti me erë dhe bimësia e shumtë në zonën në fjalë po ndihmon në përhapjen e zjarrit, ndërsa për shkak të bimësisë flakët rrezikojnë të hapen edhe më tej.
Në vendngjarje ndërkohë janë nisur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.