Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej rreth një ore zonën e Dajasit në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll. Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë kryesisht bimësi të dendur dhe shkurre, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat.
Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve.





