Një zjarr masiv ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave tē Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë kryesisht shkurre dhe bimësi dhe ullishte, ndërsa përmasat e vatrës së zjarrit duken të konsiderueshme, ndersa ka dhe banesa afër.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e parë dhe pritet ndërhyrja për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.