13nëntor 2015 – Banesa e shtetasit Xhavit Shala, drejtues i Departamentit të Sigurisë në Akademinë e Rendit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasdites.

Zjarri ka rënë në papafingon e banesës e cila ndodhet në rrugën “Fuat Toptani”, në zonën e vilave gjermane në Tiranë. Sipas policisë zjarri është shuar nga forcat zjarrfikëse dhe nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i rënies së flakëve është bërë një shkëndijë elektrike.

/portali DurrësLajm/