Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Gjirokastër ka marrë njoftim për një zjarr në anë të rrugës nacionale Gjirokastër–Tepelenë, pranë fshatit Humelicë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i patrullimit. Në mbërritje u konstatua se zjarri po përhapej me shpejtësi dhe rrezikonte një park bletësh si dhe banesat e fshatit.
Forcat e MZSh-së ndërhynë në kohë, duke izoluar flakët dhe më pas duke bërë të mundur fikjen e plotë të zjarrit. Si pasojë e ndërhyrjes së shpejtë, nuk pati dëme në njerëz, banesa apo pasuri të tjera.
Ndaj pronarit të parcelës ku dyshohet se ka nisur zjarri do të merret masa administrative përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.





