Kodra e Bisht Pallës në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët. Pak minuta më parë një pushues ka dërguar në redaksinë e “Durrës Lajm”, foto dhe video që tregojnë se lart në kodër ka rënë zjarr.
Nuk dihet se çfarë përmasash ka zjarri, pasi nuk ka ende njoftim zyrtar për të. Nga të dhënat paraprake dyshohet se flakët kanë përfshirë pyjet e kësaj zone.





