TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Zjarri i rënë në një banesë afër me qendrën shëndetësore në Kombinat i ka marrë jetën një të moshuare 70-vjecare.

Mësohet se viktima Feride Malaj nuk ka mundur të dalë nga banesa, duke u djegur brenda saj. 

Sipas gazetarit nga vendngjarja Spartak Koka, zjarri ka qënë i përmasave të mëdha, ndërsa aktualisht dy makina zjarrfikëse po punojnë për neutralizimin e flakëve. 

Fqinjët e pallatit, sipas tij me të parë zjarrin në katin e tretë kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse, të cilët fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të moshuarën që u dogj brenda. 

Pritet që pas shuarjes së flakëve të nisin edhe hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.