Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së enjtes në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një pallat të vjetër, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.